
Kontabo ERP
Faturat dhe biznesi
Faturimi, regjistrimi i shitjeve, produktet dhe të dhënat e biznesit në një sistem të vetëm.
- Faturim i organizuar dhe i qartë
- Produktet, proceset dhe të dhënat në një vend
- Më pak punë manuale, më shumë kontroll
Katër zgjidhje të veçanta: Kontabo ERP për faturat dhe menaxhimin e biznesit, Kontabo POS për pikat e shitjes, Kontabo Bar për restorante e bare dhe Kontabo SEF Mobile për shitjen nga telefoni.
Për bare, restorante, furra, dyqane dhe biznese të tjera.



Zgjidhjet
Zgjidhni atë që i përshtatet mënyrës si punoni: faturat dhe menaxhimi i biznesit, shitja në arkë, shërbimi në restorant e bar ose shitja nga telefoni.

Faturat dhe biznesi
Faturimi, regjistrimi i shitjeve, produktet dhe të dhënat e biznesit në një sistem të vetëm.

Pikat e shitjes
Arkë e shpejtë për dyqane dhe pika shitjeje: kërkim me barkod, stok i dukshëm dhe pagesë me para, kartë ose e kombinuar.

Restorante dhe bare
Tavolinat, porositë, pagesat dhe raportet e lokalit në një aplikacion të ndërtuar për ritmin e sallës.

Shitja nga telefoni
Arka e Kontabo në telefon: gjeni produktin me kërkim ose duke skanuar barkodin me kamerë, shihni stokun dhe shitni kudo që jeni.
Harta e tavolinave
Tavolinat sipas zonave, me shumën e hapur dhe kamarierin përgjegjës. Porositë në banak kanë hyrjen e tyre.
Si funksionon
DemonstrimNjë demonstrim i thjeshtuar me pamje reale nga aplikacionet. Zgjidhni produktin dhe ndiqni hapat.
Pamjet janë nga aplikacionet reale. Rrjedha është e thjeshtuar për demonstrim.

Pamjet janë nga aplikacionet reale. Rrjedha është e thjeshtuar për demonstrim.

Kontabo POS, Kontabo Bar dhe Kontabo SEF Mobile janë certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës si Sistem Elektronik Fiskal. Kuponët që lëshoni me to fiskalizohen sipas rregullave të ATK-së.
Pse Kontabo
Kontabo i jep çdo pune vendin e vet, që stafi të punojë shpejt dhe ju ta keni të qartë çfarë ndodh në biznes.
Tavolinat, porositë, pagesat dhe faturat regjistrohen në të njëjtin sistem. Secili punëtor hyn me llogarinë e vet dhe punon me lejet që i janë caktuar.
Shitjet neto, pagesat me para dhe kartelë, zbritjet dhe produktet më të shitura, për sot, dje, këtë javë ose këtë muaj.
Llogaritë e paguara nuk fshihen dhe nuk ndryshohen. Zbritjet kërkojnë autorizim, ndërsa hyrjet, anulimet dhe riprintimet mbeten në historikun e veprimeve.
Hyrje me PIN ose me prekje të kartës, butona të mëdhenj dhe hapa të qartë nga porosia te pagesa.
Pa internet
Kontabo Bar punon plotësisht pa internet dhe të dhënat ruhen lokalisht.
Shembujt e kësaj pjese janë nga Kontabo Bar.
Demo pa pagesë
Na lini të dhënat tuaja dhe ju kontaktojmë për t’ju treguar zgjidhjen që i përshtatet biznesit tuaj.
Kërkesa juaj u dërgua. Do t’ju kontaktojmë për demonstrimin.
Formulari nuk është lidhur ende me shërbimin e dërgimit, prandaj kërkesa juaj nuk u dërgua. Na kontaktoni direkt:
Pyetje të shpeshta
Nuk e gjeni përgjigjen? Na telefononi ose na shkruani.
Kontabo ofron katër zgjidhje të veçanta: Kontabo ERP për menaxhimin e faturave dhe të biznesit, Kontabo POS për pikat e shitjes, Kontabo Bar për restorante e bare dhe Kontabo SEF Mobile për shitjen nga telefoni.
Për restorante, bare dhe kafene është Kontabo Bar, me tavolinat, porositë dhe pagesat. Për dyqane dhe pika shitjeje është Kontabo POS, për shitjen nga telefoni Kontabo SEF Mobile, ndërsa për faturat dhe menaxhimin e biznesit është Kontabo ERP. Nëse nuk jeni të sigurt, na tregoni si punoni dhe ju sugjerojmë zgjidhjen e duhur.
Plotësoni formularin ose na telefononi. Ju kontaktojmë për ta përgatitur demonstrimin dhe më pas mund ta provoni Kontabo për 1 muaj pa pagesë. Kushtet e sakta të provës ju sqarohen para se të filloni.
Pas kërkesës suaj ju kontaktojmë për të kuptuar si punon biznesi juaj dhe për t’ju udhëzuar në hapat e fillimit. Mënyra e instalimit varet nga zgjidhja dhe pajisjet që përdorni, prandaj detajet i bisedojmë bashkë.
Po. Kontabo Bar punon plotësisht pa internet dhe të dhënat ruhen lokalisht.
Çdo punëtor zgjedh emrin e vet dhe shkruan PIN-in, ose prek kartën te lexuesi. Administratori menaxhon përdoruesit dhe lejet e tyre.
Po. Në Kontabo Bar raportet e shitjeve eksportohen në CSV dhe PDF, librat e TVSH-së në Excel, ndërsa historiku i veprimeve në CSV.
Çmimi varet nga zgjidhja dhe nevojat e biznesit tuaj. Na kontaktoni dhe ju japim informacionin e plotë.
Po. Kontabo POS, Kontabo Bar dhe Kontabo SEF Mobile janë certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës si Sistem Elektronik Fiskal. Numri i fiskalizimit: 876915359872.
Na telefononi në +383 46 405 505, +383 44 170 730 ose +383 45 405 505. Mund të na shkruani edhe në [email protected] ose të plotësoni formularin për demo.
Keni pyetje tjetër?
Kërko demo